ARKATANA

Kamenica me grup punues për planin strategjik për personat me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për planin strategjik të veprimit komunal për personat me aftësi të kufizuar 2016-2019 ku u formua grupi punues që do ta përgatit dhe do ta dërgojë në kuvend për aprovim.

Nën kryesimin e Kryetarit të Komunës, Begzad Sinani, Bordi i Drejtorëve ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën fillimisht është diskutuar për punët e kryera nga mbledhja e kaluar e bordit, për përfundimin e projekteve të filluara më parë.

Drejtorët e drejtorive kanë raportuar për kryerjen e punëve dhe detyrave nëpër drejtoritë përkatëse, bordi i drejtorëve u njoftua për punët rreth projekteve: Përfundimi i objektit të ri të komunës, përfundimi i palestrës sportive këto dy projekte do të jetë të gatshme për shfrytëzim në muajin Janar 2017,përfundimi i parkut të qytetit, fillimi i asfaltimit të rrugëve në lagjen Malësia dhe në Kopërrnicë, përfundimi i fushës së sportit në lagjen Malësia,vendosja e trafove nga KEDS-i tek objekti i ri i komunës dhe tek palestra, furnizimi me dru nëpër shkolla etj.

FIDANISHTJA

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani ka kërkuar nga drejtorët, zyrtarët që të kihet parasysh para fillimit të projekteve kërkoj që të kryhen të gjitha procedurat ligjore në mënyrë që të mos kemi pengesa gjatë realizimit të këtyre projekteve.

Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për planin strategjik të veprimit komunal për personat me aftësi të kufizuar 2016-2019 ku u formua grupi punues që do ta përgatit dhe do ta dërgojë në kuvend për aprovim po ashtu edhe për draftimin e statutit të QKMF-së.

Pas përfundimit të mbledhjes së bordit kryetari së bashku me bordin e drejtorëve vizituan përfundimin e tri projekteve, palestrën e sportit, objektin e ri të komunës dhe parkun e qytetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.