Major Remzi Azemi: Kërkojmë nga shikuesit anim dinjitozë
Gjilan – Ndeshja në mes Dritës dhe Maritza të Plovdivit të Bulgarisë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm, për mirëmbajtjen e kësaj ndeshje ndërkombëtare do të përkujdesen Policia e Kosovës. Major Remzi Azemi kërkon nga të pranishmit në sallë të tregojnë anim korrekt nga shikuesit.
“Polica e Kosovës në Gjilan ka marrë të gjitha masat për të bërë sigurimin e kësaj ndeshje ndërkombëtare, ne si Polici e kemi dëshmuar veten me profesionalizmin që e posedojmë si në ndeshjet vendore njëashtu edhe ndërkombëtare. Tani është momenti që të tregojmë dhe të ofrojmë siguri për të gjithë të pranishmit në sallë. Ju bej apel të gjithë tifozëris që të përkrahin ekipin e tyre të zemrës në mënyre sportive dhe të dëshmojmë para Evropës që ne dimë dhe mundemi si të gjitha shtetet Evropiane e Botërore të bëjmë sigurimin e ndeshjeve te kalibrit siç është Champions League”, përfundon Major Remzi Azemi./rajonipress/


