Blinera Jaha : Do të japim më të mirën që dimë
Gjilan – Ballafaqimi i parë i skuadrës së Dritës në volejboll në CEV Volejballl Champions League me skuadrën Maritza të Plovdivit të Bullgarisë ka zgjuar interesim të jashtëzakonshëm tek qytetarët e Gjilanit e më gjerë ky ballafaqim do të zhvillohet sonte në ora 19:00 në Palestrën “Bashkim Selishta”-Petriti në Gjilan.
Në taborin e “bardh e kaltërve” të Dritës gjithçka është gati për këtë sfidë historike të volejbollit të Dritës ndërsa njëra ndër volejbollistet më të mira që ka Drita, Blinera Jaha është mjaft e emocionuar për këtë përballje.
“Ne si klub duhet të jem krenar që po përfaqësojmë klubin dhe shtetin e Kosovës në këtë element të garave do të dëshmojmë dhe do të japim gjithçka nga vetja për rezultat të favorshëm edhe pse do të jetë mjaft vështirë pasi ne kemi një skuadër të re dhe me perspektiv, por nuk do të dorëzohemi në asnjë moment pasi ka kohë që jemi duke u përgatitur për këtë sfidë të madhe të volejbollit”.
Jaha e cila njihet si volejbolliste që në asnjë moment nuk dorëzohet dhe jep gjithçka nga vetja ka një porosi të veçantë për tifozët e Dritës “Intelektualët”.
“Është një rast që edhe njëherë të dëshmoni se jeni më të mirët, të na përkrahni në çdo sekondë me ju do ta kemi më të lehtë këtë ballafaqim duhet kuptuar në këtë ndeshje na monitoron Evropa së bashku me ju të dëshmojmë se edhe qyteti ynë dhe shteti ynë dinë dhe mundet të organizon ndeshje të karakterit ndërkombëtar”./rajonipress/


