Haliti pritet me entuziazëm të madh në fshatin Budrikë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Budrikë për të pare nga afër punimet gjë po zhvillohen në asfaltimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së këtij fshati.
Gjatë kësaj vizite ai është pritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan atë për këtë projekt të rëndësishëm për ta.
Përndryshe ndërtimi i kësaj fushe është investim i përbashkët i Komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg./rajonipress/


