Kllokoti nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me organizatën TIKA
Kllokot – Përfaqësuesit e Komunës së Kllokotit kanë zhvilluar një takim pune me organizatën turke e cila monitoron në Kosovë, TIKA, për mundësinë e bashkëpunimit dhe financimin e projekteve në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.
“Ne si institucione komunale paraqitem prioritet e komunës në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, dhe për këtë vit u pajtuam që në bazë të prioriteteve organizata TIKA të na financojë në projektin për renovimin e shkollës së vjetër “Gjon Serreqi“ në Mogillë, por edhe inventarizimin klasave dhe kabineteve në mbindërtimit të shkollës së re në Mogillë,” u shpreh Hidajet Ahmeti, Drejtori i Administratës dhe Shërbimeve publike pranë kësaj komune.
Njëkohësisht, temë tjetër e këtij takimi ishin edhe projektet për vitin 2017 dhe mundësinë e financimit të disa projekteve për këtë komunë.
Përfaqësuesit e kësaj komune u shprehën falënderues për mirëpritjen dhe mbështetjen e projekteve me rendësi për komunën, dhe u shprehen se bashkëpunimi do të jetë edhe për vitin 2017./rajonipress/


