UBT

Qyteti i Gjilanit të martën në spektaklin e volejbollit

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në konferencën e mbajtur zyrtarët e Dritës dhe ata të skuadrës nga Bulgaria Maritza dhe zyrtares nga Rumania për pranimin e Palestrës u deklaruan se gjithçka do të jetë e gatshme për ndeshjen e parë CEV Vollejball Champions League.

Skuadra nga Bulgaria e Pllovdivit Maritza sot ka mbërri në qytetin e Gjilanit duke u vendosur në hotelin e qytetit në Gjilan ndërsa sonte do të kenë ushtrimet e para në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta”-Petriti në Gjilan.

Trajneri i skuadrës Maritza, Ivan Petkov deklaroi: “Nikoqirit i falënderohemi për mikpritjen që na është bërë, tani jemi rehatuar mirë në hotel, do të zhvillojmë një ndeshje të mirë shpresoj në rezultat pozitiv, por gjithçka mbetet të shihet nesër, e di se skuadra e Dritës është një skuadër me volejbolliste cilësore dhe skuadër mjaft ambicioze por gjithçka mbetet të shihet nesër në Palestër”.

Njëra ndër volejbollistet me mjaft përvojë dhe kapitenia e skuadrës Maritza, Radosveta Teneva deklaroi:”Edhe për skuadrën tonë është hera e parë që do të marrim pjesë në këtë element të garave, jemi tani e një kohë të gjatë duke u përgatitur ashtu siç duhet pasi kjo është kompeticion i lartë i garave, për ndeshjen e nesërme premtoj se do të jetë një ndeshje e mirë me plot emocione dhe shpresoj se ne do të dalim fituese nga ky ballafaqim”.

Për zyrtaren nga Rumania Gabriella Bulgariu e cila është në cilësinë e Supervisiorit për inspektimin e Palestrës, sipas saj shpreson se gjithçka do të jetë në rregull.
“Është hera e dytë që jam në qytetin e Gjilanit jam këtu për të përcjell nga afër çdo detal rreth përgatitjes së Palestrës, janë edhe disa gjëra të vogla për të qenë të gatshme gjerë në fillim të ndeshjes, por shpresoj se edhe ato do të përfundojnë kështu që dashamirët e volejbollit do të kenë mundësi ti shohin këto dy skuadra për herë të parë në CEV Voleyboll Champions League”.

Uji Dea

Për trajnerin e Dritës i cili është i ngarkuar jashtëzakonisht shumë me të gjitha përgatitjet e Palestrës me vendosjen e mysafireve në hotel dhe shumë gjërave të tjera të cilat i kërkon Volejbolli Evropian nuk ndien lodhje përkundrazi ai gjen motiv tani e një javë vazhdimisht të qëndron në Palestër me të vetmin qëllim që ndeshja e nesërme të jetë në çdo element e gatshme Ilazi para sfidës së nesërme deklaroi.

“Së pari do të tregojmë lojë të mirë dhe cilësore, kjo është paraqitja e jonë e parë në arenën ndërkombëtare e dimë se do të jetë vështirë por njëherit është një eksperiencë e madhe për skuadrën dhe lojtaret tona, kemi pasur shumë obligime rreth përgatitjes së Palestrën kemi arrit ti përmbushim të gjitha kërkesat e parashtruara nga Supervisiorja Gabriela Bulgariu shpresoj se qytetarët e Gjilanit do të kenë rast të shohin volejboll atraktiv”.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 19:00, ndërsa sipas organizatorëve të KV Drita pritet të jetë një numër i madhë i shikuesve.

Sportdashësit jo vetëm të Gjilanit por edhe atij Kosovar është një rast i mirë të tregojnë kulturë sportive gjatë ndeshjes së nesërme pasi çdo element që zhvillohet në Palestër do të regjistrohet është një rast i mirë të jem një shembull duke dëshmuar se edhe pse jemi ende në fillimet e ndërkombëtarizimit me dashuri e vullnet mund të arrihen qëllimet të cilat i kërkojnë ndërkombëtarët./sylejman ismajli/rajonipress/