UBT

Nevzati: Luta kërkon ta fut komunën në borxhe

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sot në seancën e KPF-së edhe atë të jashtëzakonshme edhe pse ishim marr vesh në seancën e fundit që të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës gjendja në Eco-Higjiena, kryesuesja e kuvendit me kërkesën e Lutës sot kishte futur në rend të ditës edhe kërkesën për “kredi të butë” (borxhe) që t`i marr 12,200,740,77€ nga qeveria austriake ka thënë Bujar Nevzati.

Të nderuar qytetarë ky far kryetari ka ardhë në pushtet duke gënjyer popullin se qeverisa komunale e udhëhequr nga PDK e ka futur komunën në borxhe edhe tash e 3 vite vazhdimisht mbrohet se nuk po mundet të punojë në komunë sepse qeverisja e kaluar i ka lënë shumë borxhe. Mirëpo pas 3 viteve të qeverisjes së dështuar nga ana e tij, atij i bie ndërmend që duhet të hyj në obligime për të rregulluar lumin Mirusha të cilin edhe pse kishte premtuar që do ta rregullonte në vitin e parë të qeverisjes ai tash e ka parë se një komunë e madhe siç është komuna jonë nuk mund të zhvillohet pa borxhe.

Sot në seancën e sotme ai kërkoi nga anëtarët e KPF-së që të futet në rend dite kjo pikë. Edhe pse ne si PDK që nga fillimi i kemi treguar këtij kryetari vazhdimisht se nuk ke erë në qeverisje, tash kur është në ikje nga pushteti, ai kërkon që me vendim të kuvendit ta fut komunën në obligime shumëfish më shumë se kur e ka gjetur.

Kjo kërkesë e Lutës për miratimin e kësaj “kredie të butë” dyshojmë se është e njëjtë sikurse miratimi i para disa ditëve i kërkesës për ndërtimin e shtëpisë së pleqve nga ana e holandezëve e cila dështoi.

Fundamenti

Prandaj qytetarë të nderuar shikoni çfarë kryetari kemi në njërën anë vije në pushtet duke propaganduar se ka gjetur shumë borxhe dhe mundohet t`i mbulon dështimet e qeverisjes së tij duke u thirrur në të, ndërsa tash ai kërkon që komunës t`i lë shumëfish më shumë .(Pasi ai tashmë ka nuhatur se qytetarët janë shumë të zhgënjyer me qeverisjen e tij.)

Poashtu sa i përket raportit të komisionit të aksionarëve të Eco-Higjienës, e para sot do të duhej të ishte edhe partneri privat, e dyta ky raport nuk është i komisionit të aksionarëve, por është raport i auditorit të jashtëm, ju si komision vetëm e keni kopjuar nga auditori sepse këta anëtarë janë të paligjshëm dhe kur janë zgjedhur, janë zgjedhur si të përkohshëm sepse mandati i tyre ka qenë 6 mujor, ndërsa sot kur po raportoni jeni pa mandat pasi ju ka skaduar qe 10 muaj.

Poashtu kryesuesi i këtij komisioni nuk ka drejtë ligjërisht të jetë në krye të këtij komisioni sepse është drejtor shkolle dhe është shërbyes civil komunal sepse ligji nuk e lejon dy funksione udhëheqëse ka thënë Nevzati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.