Eko Higjiena

KPF e rekomandon për seancë të jashtëzakonshme problemin e ujërave të zeza

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur të hënën mbledhjen e jashtëzakonshme, ku i ka rekomanduar për Kuvend Komunal tri pikat e rendit të ditës – Rregullimi i kanalizimit të ujërave të zeza (lumi Mirusha dhe Stanishorka), Raporti i punës i Komisionit Komunal të Aksionarëve të kompanisë “Ecohigjiena” si dhe Draft-plani aksional i veprimit për integrimin e komunitetit RAE për periudhën 2016-2018. Valentina Bunjaku, kryesuese e KPF, ka thënë se një diskutim më i gjerë për këto pika, do të zhvillohet të enjten, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal, ashtu siç ishte premtuar.

Duke dhënë sqarime në pyetjen e Bujar Nevzati (PDK) rreth projektit për ujërat e zeza, përkatësisht rregullimit të shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se Komuna e Gjilanit ka aplikuar për një kredi të butë te qeveria austriake, në vlerë mbi 12 mijë euro.

Qëllimi i këtij projekti është trajtimi i ujërave të zeza dhe rregullimin e shtratit të lumit Mirusha dhe Stanishorka, ka thënë ajo, duke sqaruar se një pjesë e projektit është kryer me mjete të Komunës.

FIDANISHTJA

Nevzati ka thënë se ne e kemi ditur prej fillimit që një Komunë e madhe si Gjilani nuk mund të zhvillohet pa borxhe, por nga qeverisja e tashme jemi akuzuar se kemi lënë shumë borxhe, nënvizoi ai.

Nevzati tha se në seancën e Kuvendit do të kërkojë më shumë sqarime nga kryetari i Komunës rreth kësaj kredie, që sipas tij, nuk është miratuar nga qeveria austriake.
Ka reaguar Valentina Bunjaku-Rexhepi, duke thënë se ne po marrin borxhe për projekte kapitale, ndërsa ju keni lënë borxhe nëpër restorante.

Sa i përket raportit të punës së Komisionit të Aksionarëve në “Ecohigjiena”, ku nuk figuron edhe raporti i të menaxhmentit të kompanisë, ku kanë kërkuar sqarime Nevzad Isufi (VV) dhe Bujar Nevzati (PDK), kryesuesja Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka sqaruar se partneri austriak nuk ka pranuar të vijë në Kuvend Komunal para se të sqarohet rasti në gjykatë, duke qenë se drejtori ekzekutiv ndodhet në arrest shtëpiak./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.