Nuk ndalet Sokoli, asfaltime në rrugët Gërmovë – Goshicë dhe Drobesh
Viti – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore të cilat i ka realizuar dhe po i realizon gjatë këtij viti në lokalitetet të ndryshme të komunës së Vitisë sot ka kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës që lidh mes veti fshatrat Gërmovë dhe Goshicë.
Me rastin e fillimit të punimeve në asfaltimin e rrugës Gërmovë-Goshicë, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë inspektuar sot punimet e sapo filluara.
Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar të realizoj projekte infrastrukturore jo vetëm për të siguruar qarkullimin e lirë të banorët por edhe për të lidhur me veti fshatrat e Komunës së Vitisë. “Jemi të vendosur që të krijojmë kushte qytetarëve të komunës sonë jo vetëm që të kenë më lehtë lëvizjen por edhe të lidhën mes veti, dhe një projekt i tillë i një rëndësie të veçantë është edhe ky i ditës së sotme që lidhë fshatrat Gërmovë-Goshicë”, tha Haliti.
Edhe në fshatin Drobesh fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës “Naim Frashëri”
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Halti ka vizituar sot fshati Drobesh të Vitisë për të parë nga afër punimet e sapofilluar në asfaltimin e rrugës “Naim Frashëri”.
Banorët e fshatit Drobesh mirëpritën fillimin e punimeve në realizimin e këtij projekti infrastrukturor pasi që potencuan se më të ata do të kenë më lehët qarkullimin për gjatë saj./rajonipress/


