UBT

Gjilanasi Shaban Osmani shënon një rezultat kulminantë në karrierën e tij

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Shaban Osmani thotë se kjo medalje për mua ka rendësi të veçantë sepse mundi i madh që jepet dhe koha që kalohet në palestër në këto gara shpërblehet.

Gjilanasi, Shaban Osmani ka zënë vendin e parë në Zvicër duke shënuar kështu një rezultat kulminant në karrierën e tij të bujshme sportive.

Uji Dea

Osmani tha për rajonipress se si zakonisht garat në Zvicër janë pak sa edhe të rënda pasiqë janë atletë të zgjedhur edhe mirë të përgatitur dmth konkurrenca është shumë e madhe dhe aspak nuk është e lehtë të arrihet vendi i parë.

Sipas tij tregon edhe fakti se të gjithë atletët e Zvicrës që marrin pjesë në garat tjera internacionale ose ato botëroret korrin sukses çdoherë. “Pas dy jave do të marr pjesë në garat botërore ku edhe atje shpresoj të arrijë sukses dhe pas gjithë këtyre muajve regjim i rëndë i ushqimit dhe ushtrime të rregullta do të mundem t`ja filloj normales, por si një sportist përsëri me ushqim të shëndetshëm dhe sport që të bënë të ndihesh çdoherë fitimtar” tha Osmani./rajonipress/