UBT

Alagic nuk është më trajner i Dritës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sipas një komunikate në faqen zyrtare të KF Dritës, Drita dhe trajneri Alagic kane ndërprerë bashkëpunimin.

Në faqen zyrtare të KF Dritës ndër të tjera thuhet:

Komunikatë
Pak orë pas përfundimit të ndeshjes futbollistike FC Drita vs KF Ferizaj është mbajtur një mbledhje e jashtëzakonshme e Kryesisë së Klubit dhe shtabit teknik të Dritës.

Në këtë mbledhje u diskutua ecuria e kampionatit dhe mungesa e rezultateve.

Është vështirë të identifikohen faktorët përgjegjës për gjendjen e klubit, kur dihet investimi i madh nga ana e donatorëve dhe serioziteti i punës nga ana e kryesisë.
Pika kryesore e diskutimit ishte marrëveshja me trajnerin Alagic.

Rezultatet e dobëta ku nga katër ndeshje nuk e kemi shënuar asnjë gol, flasin vet.

Mobi Casa

Të gjendur në situatë të tillë, pa sukses dhe duke mbështetur secilën kërkesë të trajnerit erdhëm në përfundim se duhet rishikuar pozicionet.

Në raport miqësor u morëm vesh që të ndërpresim bashkëpunimin me trajnerin Alagic.
Ishte zgjidhje nga dy palët.

Ne nuk kemi dyshuar asnjëherë në profesionalizmin e trajnerit Alagic, mirëpo përvoja e tij nuk solli sukses në Kosovë.

Kryesia e klubit FC Drita i uron suksese dhe fat trajnerit Amir Alagic në të ardhmen.
Për secilin vendim që do të merret nga Kryesia do të njoftohet me kohë opinioni i gjerë sportdashës dhe tifozët “Intelektualet”.

Gjilan, 16.10.2016.