ARKATANA

Drita vazhdon “Agjërimin” e saj

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Futbollistët e Dritës nuk shënojnë fitore edhe pas 7-të javësh ata në ballafaqim me Ferizajin në kuadër të javës së 9-të kanë barazuar me rezultat të bardhë 0-0.

Futbollistët e Dritës rastin më të mirë gjatë 90 minutave e patën në minutën 63 së pari Alban Rexhepi harkon në 16-të e mysafireve me dorë luan mbrojtësi i Ferizajit Behar Bardhi dhe gjyqtari i këtij takimi Selim Isufi nga Mitrovica tregon pikën e bardhë.

Goditjen më të rënd në futboll e ekzekuton Viktor Kuka por gjuajtjen e tij nga 11-të metërshi në mënyrë bravuroze e mbron portieri Leotrim Rexhepi i cili sot ishte futbollisti më meritor për importimin e pikës për skuadrën e tij.

Futbollistët e Ferizajit gjatë tërë ndeshjes luajtën lojë të mençur me mbrojtje të ngjeshur dhe me kundërsulme të rrezikshme.

Në minutën e 12 Shkumbim Salihu gjuan nga 10 metra por portieri Latifi i Dritës mbron duke shpëtuar portën e tij.

Futbollisti nga Brazili Fortunato në minutën e 32 gjuan nga goditja e lirë nga 35 metra por portieri mysafir Rexhepi me mbrojtje të mirë dëbon topin jashtë vijës fundore të tij.

Në pjesën e dytë ndeshja u zhvillua kryesisht në mesë fushë pa koncepte të lojës por në minutën e 57 Viktor Kuka nga 10 metra gjuan me kokë jashtë portës.

FIDANISHTJA

Futbollistët e Dritës edhe njëherë zhgënjyen simpatizuesit e sajë “Intelektualët” të cilët nëpër mot me shi i përkrahën për gjatë 90 minutave.

Pas ndeshjes kapiteni i Dritës Artan Latifi deklaroi:”Nuk e di se çka po ndodh me ne, pas 7 humbjeve nuk po gjejmë fitoren kurrsesi por duhet të përmirësohemi”.

Trajneri i Ferizajit Arsim Abazi ishte i kënaqur me një pikë të importuar:”Ishim ma të mirë se Drita jemi të kënaqur me një pikë të importuar kjo na shton vetëbesim edhe më të madh në ndeshjet e radhës”. /sylejman ismajli/rajonipress/

Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues – 1,000
Arbitra – Isufi, Abrashi, Qehaja Baliu
Kartona të verdhë Latifi (D), Bardhi, Thaqi, Shabani,(F)

Drita – Latifi, Kuka, Fortunato, Hashani, Haliti, Kryeziu, Dragusha, Tusuni(Osmani), Mavriqi(Aliu), Rexhpi (Byqmeti), Berisha.

Ferizaji- Rexhepi, Istrefi, Bardhi, Tershana, Idrizi, Thaqi, Selmani, Shabani(Halimi), Kuka(Bushi), Sadriu, Salihu(Troni)