Mobi Casa

Kush do të udhëheq me dy institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Anamoravë?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sipas burimeve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, në konkursin për kryetar të Gjykatës Themelore në Gjilan, për mandatin (4) vjeçar, kanë konkurruar (4) kandidat, gjyqtar të Gjykatës në Gjilan, edhe atë: Aziz Shaqiri e Naser Maliqi, të dy gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda, Veli Kryeziu gjyqtar penalist dhe Zyhdi Haziri kryetar i deritashëm në këtë Gjykatë. Të gjithë pretendent shumë serioz për të parin e Gjykatës së vetme në Anamoravë. Kurse në pozitën e kryeprokurorit në Gjilan i vetmi kandidat serioz mbetet sërish Jetish Maloku.

Sipas shumë informatave që dalin nga burime të afërta me KGJK këta kandidat pretendojnë që Gjykatën tonë ta bëjnë, Gjykatën ma të mirë në Kosove, sepse mendohet se ka kapacitete të tilla, e jo të jetë pas Gjykatës së Prizrenit e cila për këto dy-tri vite, është shpallur si më e mira e vendit.

Kjo garë shihet si mjaft e fortë, dhe deri në fund nuk do dihet se cili do jetë drejtuesi i ri me mandat (4) vjeçar i Gjykatës së vetme në Anamoravë.

Derisa, sipas burimeve që dalin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, në Prokurorinë Themelore të vetme në Anamoravë, ka vetëm një kandidat, i cili është treguar shumë i suksesshëm si drejtues i saj, e ky është, Jetish Maloku- kryeprokuror i deritanishëm në këtë prokurori.

Eco Higjiena

Sipas informatave nga i njëjti burim, pranë KPK, (15) prokurorët e kësaj prokurorie kanë shprehur dëshirë që i njëjti kryeprokuror ta drejtoj këtë institucion, i cili, padyshim, është model për institucionet tjera, të cilët njëkohësisht, kanë drejtuar shumë fjalë të mira, që i njëjti drejtues i kësaj prokurorie të vazhdojë edhe një mandat.

Sipas të njëjtit burim, ka pasur shumë kërkesa dhe presion, që zoti Maloku të vendoset në krye të Prokurorisë Themelore më të madhe të vendit ose në zyrën e kryeprokurorit të shtetit në Prishtinë duke vlerësuar si kryeprokuror më i suksesshëm në Sistemin prokurorial.

Bazuar në statistikat e deritashme, Prokuroria Themelore në Gjilan për tri vitet 2013, 2014 dhe 2015 është treguar prokuroria ma e suksesshme në vendin tonë dhe besohet shumë se edhe këtë vit, do jetë përsëri e shpallur me të njëjtin sukses si viteve të kaluara./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.