Nxënësit gjilanas njoftohen me rrezikun e laserëve tek avionët
Gjilan – Policia e Kosovës respektivisht Stacioni Policor në Gjilan njësia për Komunitet, KFOR-i Amerikan në bashkëpunim me zyrtarët nga Aviacionin Civil i Kosovës, zyrtarë nga MPB, drejtoria e arsimit ne Gjilan, kanë realizuar një aktivitet me nxënës të shkollave të mesme të Gjilanit.
Aktiviteti është realizuar në shkollën e mesme “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ku përmes një Ligjërate të Koordinuar nga këto institucione është arritur që t`i njoftojnë nxënësit për rrezikun e përdorimin e laserëve tek avionët, pasojat që mund të shkaktohen, dëmet të pa parashikuara për siguri, si dhe është shpjeguar legjislacioni i Kosovës, Ligji për Aviacionin Civil dhe Kodi i Penal i Republikës së Kosovës gjegjësisht nenet me të cilat sanksionohen këto vepra penale.
Pas realizimit të Ligjëratave në anën teorike, tek stadiumi i qytetit është prezantuar edhe Helikopteri ku nxënësit për së afërmi e kanë pasur rastin që ta shohin ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/


