Zeneli rikthehet në Holandë pas debutimit me Kosovën
Pas përfundimit të detyrës me Kombëtare, Arbër Zeneli është rikthyer te skuadra e tij, Heerenveen.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, anësori i Kosovës, Arbër Zeneli, ka thënë se është tejet i lumtur që u rikthye te skuadra e tij, Heerenveen që të shtunën përballen me Groningen, përcjell Gazeta Express.
“I lumtur që jam rikthyer në klub. Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme në kampionat. Shpresoj të shoh shumë fansa tonë nesër”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.
Zeneli, debutoi kundër Kroacisë me Kombëtaren e Kosovës, teksa luajti derisa minuta edhe ndaj Ukrainës. /Express/


