UBT

Asfaltohen rrugët në drejtim të shkollës së fshatit Goshicë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Në kuadër të projekteve të shumta infrastrukturore që janë duke u realizuar gjatë këtij viti në lokalitetet e ndryshme të Komunës së Vitisë, sot ka filluar asfaltimi i rrugëve në drejtim të shkollës së fshatit Goshicë.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani dhe të tjerë kanë vizituar sot, fshatin Goshicë për të parë nga afër punën që po bëhet në asfaltimin e rrugëve në drejtim të shkollës.

Zv. Kryetari Aliu ndër tjerash tha se Komuna e Vitisë, është e përkushtuar që të krijoj kushte për lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj nga të gjitha lokalitetet dhe se një kujdes të veçantë ata kanë edhe për nxënësit vitias.

ARKATANA

Asfaltimi i këtyre rrugëve u mirëprit nga personeli arsimor dhe nxënësit e Goshicës por edhe të prindërve të cilët thanë se me asfaltimin e saj nxënësit nuk do të ecin më nëpër baltë.

Ata po ashtu theksuan se projekti i asfaltimit të këtyre rrugëve do të ndikoj drejtpërdrejtë edhe në pastërtinë brenda shkollës dhe për këtë falënderuan institucionet komunale të Vitisë të cilët realizuan këtë projekt që për ta është i një rëndësie të veçantë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.