Mobi Casa

Në Viti u shënua Dita ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër kancerit të gjirit, si dhe në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen për parandalimin e kësaj sëmundje gjatë muajit tetor, që njihet ndryshe edhe si muaji kundër Kancerit te Gjirit, është organizuar sot një ligjërate nga Grupi i Grave të Vitisë me temë “Kanceri i Gjirit dhe parandalimi i tij”.

Të pranishëm përpos grave pjesëmarrëse, ishin edhe strukturat komunale të Vitisë. Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu në fjalën e tij ka thënë se përpos detyrës sonë institucionale, kemi edhe përgjegjësi si bashkëshortë e prind që të japim sado pak kontributin tonë në ndërgjegjësimin dhe kontrollin e kancerit të gjirit. “Vet organizimi i kësaj ligjërate dhe organizimi i marshit, le të shërbejë si shtytje e të gjitha grave për një kontrollë dhe diagnostifikim sa më të hershëm, në mënyrë që të kenë efektin pozitiv për shërimin e kësaj sëmundje. Përmes kësaj ligjërate dhe ecjes nëpër qendrën e qytetit, do të arrijmë që ta përcjellim mesazhin gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë, për rrezikun nga kanceri i gjirit dhe domosdoshmërinë që kjo sëmundje të zbulohet sa më herët”, ka thënë Aliu.

Ndërsa në emër të organizatorit, doktoresha Xhylsime Qamili, ka vu në spikamë ndërgjegjësimin për pasojat që bartë sëmundja e kancerit të gjirit. Ndër të tjerash, ajo ka përmendur edhe angazhimet institucionale të shëndetësisë, për parandalimin, por edhe mbajtjen në kontroll të pacientëve që diagnostifikohen me sëmundjen.

Uji Dea

Për shkaqet, pasojat, si dhe masat që duhet ndërmerren për luftimin e sëmundjes së kancerit të gjirit, ka ligjëruar Emine Demolli Disha, me që rast edhe i është përgjigjur pyetjeve të të pranishmeve, të cilat i parashtruan interesimet e tyre.

Pas kësaj ligjërate, pjesëmarrëset kanë marshuar edhe nëpër qendër të qytetit me moton “Vrapo për jetën”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.