ARKATANA

Kryetari i Volejbollit të Kosovës Abedin Ibrahimi uron Dritën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Para sfidës së madhe të Ligës së Kampionëve në mes Dritës dhe skuadrës Bullgare Maritza e cila zhvillohet të martën në Gjilan Kryetari i Volejbollit të Kosovës Abedin Ibrahimi uron që skuadra e Gjilanit të jetë pasqyrë e volejbollit të Kosovës.

”Ne si Federatë me kohë kemi ndërmarr të gjitha masat për këtë ndeshje historike të volejbollit të Kosovës përkatësisht skuadrës së Dritës që t`i krijojmë kushte sa më të volitshme dhe të dëshmojmë se edhe vet Federata e Kosovës në volejboll është pjesë e volejbollit të Kosovës është një rast që së bashku secili t`i merr përgjegjësit të cilat i takojnë para kësaj sfide Evropiane” thekson Ibrahimi.

Kryetari i Federatës së Volejbollit të Kosovës Abedin Ibrahimi pranon se vashat e Dritës janë skuadra më e mirë në volejbollin e Kosovës si për kualiteti ashtu dhe për nga organizimi brenda klubit.

Uji Dea

”Vashat e Dritës kanë dëshmuar se janë më të mirat në volejbollin e Kosovës, aty ka volejbolliste shumë cilësore dhe ne ju dëshirojmë që në ballafaqim me skuadrën Bullgare Maritza të tregojnë lojë cilësore dhe të dëshmojnë se janë më të mirat, por të tregojnë
pjekuri sportive dhe së bashku ta pranojmë çfarëdo rezultati të arritur sepse duhet kuptuar se ato po na përfaqësojnë në volejbollin Evropian” tha për rajonipress Ibrahimi

Për këtë ndeshje të jashtëzakonshme për skuadrën e Dritës dhe vetë volejbollit Kosovarë duhet të ketë edhe mjete financiare pasiqë kostoja e ndeshjeve të tilla është e madhe. ”Ne si Federatë me kushtet të cilat i kemi do t`i dalim në ndihmë skuadrës së Dritës dhe shpresoj se nuk do të ketë probleme të llojit të tillë, ndërsa apeloj tek të gjithë shikuesit se dita e martë në Gjilan do të jetë një festë e volejbollit jo vetëm për Gjilanasit, por për të
gjithë dashamirët e volejbollit Kosovar”./rajonipress/