Eko Higjiena

Vetëvendosja në krah të qytetarëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtuesit më të lartë të Lëvizjes VV në Gjilan, në kuadër të takimeve me qytetarë, gjatë takimit me banorët e lagjes “Ramiz Cernica” u njoftuan për së afërmi me hallet shumëvjeçare që po i përcjellin këta banorë në sferën e infrastrukturës së qytetit si pasojë e neglizhencës së qeverisë së tanishme dhe asaj të kaluar, por edhe të segmenteve tjera jetësore.

Duke numëruar disa brenga dhe shqetësime, banorët e kësaj pjese të qytetit, që ishin në numër mjaftë të madh, pohuan se nuk janë të kënaqur me tretmanin e kësaj qeverisje lokale si kundër edhe asaj të mëhershme, sepse sipas tyre këta ende ballafaqohen me mos rregullimin e infrastrukturës së ujërave të zeza, ku sa here që bie shi ujërat e zeza “marrin” katet e para dhe bodrumet e shtëpive të tyre, për shkak se gypat e vendosur janë me madhësi të ngushtë, e që nevojat e qytetarëve janë më të shtuara dhe se “fyti” tashmë është i ngushtë.

Gjithashtu edhe rrugët që kyçen në rrugën “Ramiz Cërnica” janë në gjendje të mjerueshme, shumica janë të pa asfaltuara dhe ato pak që janë nuk mirëmbahen ashtu siç duhet dhe fare pak nga Komuna.

Një banor në moshë të shtyrë tha që është i detyruar që t’i bartë në shpinë fëmijët kur shkojnë në shkollë për ta kaluar ujin që mblidhet në rrugë. Kishte edhe raste kur fëmijët janë bërë pre e qenve endacak të cilët janë të shumtë në këtë anë pasi mungon edhe ndriçimi publik.

Fundamenti

Në anën tjetër kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Besa Baftiu, duke ndarë kohën me këta bashkëqytetarë, dhe duke ju premtuar se kërkesat e tyre do adresohen në vendin e duhur, ajo më shumë u fokusua në aspektin organizativ dhe programor të Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar mes tjerash, se ditëve të fundit Lëvizja Vetëvendosje ka rritje të shtuar, dhe se interesimi për këtë subjekt gjithnjë e më shumë po shkon në rritje të vazhdueshme, sepse deri më tashti brengat dhe hallet e qytetarëve, LVV më së miri i ka kuptuar, artikuluar, adresuar dhe sensibilizuar.

Ndërsa deputeti Ismajl Kurteshi, pati një porosi për të pranishmit, që sa më shpejt të krijojnë Këshillin e Lagjes, në mënyrë që të jenë më të organizuar dhe më të vendosur rreth kërkesave të tyre.

Ndërkaq, asamblisti Fehmi Sylejmani, në mënyrë praktike dhe konkrete i informoi të pranishmit rreth ngritjes së çështjeve nga ana e katër këshilltarëve komunal të LVV, të cilët kanë ngritur shumë çështje, mbase tepër shumë, duke qenë vazhdimisht zëri i arsyes dhe zëri i qytetarit, teksa ai u solidarizua me shumë halle dhe kërkesa të këtyre banorëve, si kundër që në këtë takim të pranishëm ishin edhe Shpend Nuhiu, anëtar i kryesisë së LVV dhe Muhamet Rexhepi, kryetar i pikës së Lagjes “Ramiz Cërnica” thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.