Lorik Ilazi: Drita e gatshme për Ligën e Kampionëve
Gjilan – Volejbollistet e Dritës të martën duke filluar në ora 19:00 do të zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve, njëherit kjo do të jetë ndeshja e parë e Volejbollit të Kosovës të cilën do të shënohet në historikun jo vetëm të KV Drita por edhe atij të Kosovës.
Siç pritet në këtë ballafaqim historik për volejbollin Gjilanas e atij Kosovar është një interesim i jashtëzakonshëm pasi përballë do të kenë skuadrën nga shteti i Bullgarisë Maritza Plovdiv.
Për trajnerin e KV Drita Lorik Ilazi asgjë nuk ka sekrete sipas tij KV Drita po përgatitet për këtë ndeshje historike në mënyrën më të mirë.
“Tani e një kohë të gjatë jemi duke u përgatitur në mënyrë maksimale të gjitha volejbollistet do të jenë të gatshme të japin kontributin e tyre për këtë ndeshje madhështore, do të japim gjithçka nga vetja për rezultat pozitiv edhe pse e dimë se kundërshtaret tona janë kualitative dhe me përvojë, ne nuk ua kemi frikën përkundrazi do të dëshmojmë se KV Drita ka një ardhmëri të madhe si skuadër por edhe volejbollistet e skuadrës time janë të pa konkurrencë në volejbollin e Kosovës”.
Ilazi i cili është një punëtor i madh këtë e ka dëshmuar se në vitin e kaluar ka fituar të gjitha garat e mundshme në volejbollin e Kosovës.
“Në radhët e skuadrës sime është një dëshirë dhe një mobilizim i gjithanshëm të paraqitemi në mënyrë të dinjitetshme në këtë garë Evropiane këtë do ta dëshmojmë të martën, ndërsa ne i tërë stafi i skuadrës së Dritës i falënderohemi çdo individi i cili po kontribuon rreth organizimit të kësaj ngjarje të rëndësishme volejbollistike”.
Trajneri Ilazi ka një porosi të veçantë për të gjithë dashamirët e volejbollit të cilët do të jenë të martën në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti ” në Gjilan.
“Ftoj të gjithë shikuesit të cilët do të jenë prezent gjatë ndeshjes sonë me rivalen nga Bullgaria të tregojnë kulturë sportive gjatë tërë ndeshjes të dëshmojmë se edhe ne jemi pjesë e Volejbollit Evropian, së bashku në mënyrë sportive do të shkruajmë historikun e klubit tonë dhe volejbollit të Kosovës”.
Ilazi ka bërë të ditur për të gjithë opinionin rreth përgatitjes së kësaj ndeshje se do të ketë konferencë për shtyp me mediumet në ditën e premte do të mbahet në Prishtinë ndërsa të hënën në Gjilan.
Siç mësohet volejbollistet nga qyteti i Plovdivit të Bullgarisë do të arrijnë të hënën në Gjilan ndërsa do të akomoditohen në Hotelin “Kristal” të qytetit të Gjilanit.
Siç dihet KV Drita ditë më parë është përforcuar me dy volejbolliste cilësore, nga SHBA-të ka arrit volejbollistja Capri Richardson dhe nga Brazili është sjell volejbollistja Melissa Ortega.
Drejtuesit e ndeshjës së parë në mes Dritës dhe Maritza do ta drejtojnë dyshja e gjyqtareve Michall Koutsoulas nga Greqia dhe Cagi Osan Sarikaya nga Turqia./rajonipress/


