Selver Xhelili paralajmëron: “Gjilani 2017” do qeveriset nga Republikanët
Gjilan – Në përvjetorin e 5 të Partisë Republikane dega në Gjilan, Selver Xhelili kryetar i këtij subjekti politik ka thënë se Gjilani kësaj here ka vendosur të bëjë ndryshimin e madh, e ky ndryshim sipas tij vije me ardhjen e Republikaneve në krye të Gjilanit. Republikanët do e rrëzojnë klanin fantom të së keqes për Gjilanin. Do i dalim zot Gjilanit karshi politikës qendrore, duke i dhenë dënimin e merituar klaneve mafioze karshi Gjilanit ka nënvizuar Selver Xhelili.
Selver Xhelili duke folur për rezultatet dhe suksesin ë ka treguar për këto pesë vite Partia Republikane ka thënë se kandidati i Republikaneve për zgjedhjet e 2017 do jetë i përshtatshëm për republikanët, demokrat dhe gjithë qytetarët e komunës. “Kryetari i komunës së Gjilanit që do të jetë i republikaneve do jetë kryetar që do i mbron interesin e komunës para interesit partiak e klanor, do jetë i fuqishëm përball nivelit qendror për ta stopuar degradimin e komunës së Gjilanit në nivel vendi nga një grup idiotesh e matrapazësh të cilët pazaret politike i bëjnë çdo here me Gjilanin”.
Sipas Xhelilit kryetari i ardhshëm nga republikanet do ketë fuqinë për ta kthyer investimin që i takon Anamoravës ku deri më tani të pafuqishmit e komunës nga 128 milion të marra nga Anamorava nga tatimet vetëm 20 ju kanë kthyer në vite, të tjerat mbi 100 milion i marrin kryetarët e pashkolluar dhe analfabet të komunave tjera me nga 20 mijë banor. “Arsyeja e forcës së tyre karshi kryetarëve tanë “kullesa” dhe të butë shmeka dhe qefli të ndejave she frikacak të mëdhenj, njerëz me fjalë të mëdha e punë të vogla, këta kryetar siç i kem pasur mjerim për një qytet për t`i përfaqësuar. Ata asnjëherë nuk u brengosën për gjendjen ekonomike të bizneseve tona e cila është e rëndë, vende pune nuk ka e kjo është mjerim total” ka theksuar Xhelili.
Xhelili nga ky përvjetor i Republikanëve ka bërë një lutje drejtuar gjilanasve. “O qytetar të komunës së Gjilanit, a jeni për përmbysje të së keqes që ju ka bërë Gjilanit dhe po i bëhet, nëse jeni mirë dhe gjithçka është në rregull vazhdoni, po nuk po e besoj se jeni në gjendje të mirë. Andaj ejani ta bëjmë një ushtri të fort republikane, ta rrënojmë të keqën që po i bëhet Gjilanit, ta rrëzojmë djallin e së keqes. Mos harroni se republikani si kryetar komune do jetë i barabartë për të gjithë dhe do jetë kryetar për gjithë qytetarët e komunës, pa dallim partie, fe etj . Ejani bashkohuni në “Republikani 2017” dhe do ju premtojmë s`bashku me ekipin që do bëjmë për ta udhëhequr Gjilanin. Ju premtojmë se paku për çdo familje nga një anëtar do e bëjmë me rrogë të qëndrueshme, do jem ata që do i dalim zot Gjilanit karshi politikës qendrore, duke i dhenë dënimin e merituar klaneve mafioze karshi Gjilanit” ka shtuar Xhelili.
Xhelili ka thënë se Gjilani do jetë shembull i demokracisë dhe zhvillimit në vend. “Gjilani ka bagazh të fuqishëm, por kjo arrihet vetëm me një republikan kryetar ku do i ndihmon të gjithëve. Andaj republikanët bëjnë thirrje elektoratit dhe të gjitha partive tjera mos bjeni pre e mashtrimeve të tyre. Tani për t`ju mashtruar për t`i votuar ata janë klane të pista që kanë nga një pis të vogël të tyre në komunën tonë, argatë të vogël për t`i arritur qëllimet e tyre përmes komunës sonë dhe për ta rrënuar këtë komunë mos lejoni me këtë dukuri, por vendosni njëherë e përgjithmonë dhe bëhuni të vetëdijshëm. Bëhuni më të mençur se ata që ja menduan të keqën Gjilanit. Mendoni drejtë, mirë e sigurt për një të ardhme më të mirë për ju fëmijët tuaj, familjen tuaj. Votoni republikanin për kryetar sepse i keni provuar të gjitha partitë politike në Gjilan. E keni parë se ku na sollën, andaj provoni republikanet ata që do e rrëzojnë klanin fantom të së keqes për Gjilanin dhe gjithë ata që e dëmtuan Gjilanin duke gjunjëzuar të gjithë ata që i bënë keq komunës dhe njerëzve tanë në Gjilan” ka përfunduar Xhelili./rajonipress/




