Fundamenti

Lutfi Haziri falënderon ambasadoren turke për mbështetjen për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, të cilën e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe kontributin e shtetit turk në disa fusha për Gjilanin.

Në takim, kryetari Haziri ka folur për frymën e tolerancës dhe bashkëjetesës me të gjitha komunitetet në Gjilan, duke thënë se bashkëpunimi mes vete duhet vazhdohet me këtë shembull të mirë të ruajtjes së këtyre vlerave për të ardhmen e Komunës së Gjilanit.

Uji Dea

Kryetari Haziri vlerësoi lartë prezencën turke që është në Gjilan është në tri nivele: atë diplomatik, ushtarak dhe ai i mbështetjes financiare në disa fusha përmes agjencionit shtetëror “Tika”.

Përndryshe, sot kryetari Haziri ka pritur edhe një delegacion nga Turqia, përkatësisht Ismail Haxhi Hasan Oglu, zyrtar për investime në Ministrinë e Arsimit të Turqisë dhe drejtorin e Arsimit në Komunën Osmangazi, Gyrhan Qokgezer, të cilët i ka falënderuar për donacionet e ofruara për disa shkolla të Gjilanit, që janë një sasi e konsiderueshme të projektorëve, tabela të mençura dhe pako me libra për dy shkolla./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.