Zyrtarët komunal në Kamenicë trajnohen mbi etikën dhe llogaridhënien
Kamenicë – Qëllimi i kësaj punëtorie është që të rrisë vetëdijen e publikut, fuqizimin e etikës publike dhe llogaridhënies në nivel lokal, si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, për informacione të qasshme për publikun, vendim-marrje komunale transparente dhe të përgjegjshme për organet ekzekutive.
Në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ- Network of Peace Movement/ Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM) ka organizuar një punëtori mbi etikën dhe llogaridhënien për organet e ekzekutivit.
Në këtë punëtori kanë marrë pjese: Drejtorët e Drejtorive Komunale, Shefi i Personelit, Shefi i Zyrës Komunale për Shërbime të Qytetarëve, Shefi i Zyrës së Informimit, Përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, Përfaqësues të Mediave.
Fjalën hyrëse te kësaj punëtorie e ka bere projekt menaxherja Besime Tusha e cila në fillim ka shpjegua në pika të shkurta ecurinë e projektit i cili është në përfundim e sipër, si dhe për rendësin, qëllimet e kësaj punëtorie që ka të bëjë kryesisht me prezantimin e draft kodit të etikës për të zgjedhurit e popullit si dhe me prezantimin mbi etikën dhe transparencën në administratën komunale si dhe obligimet e ekzekutivit ndaj llogaridhënies.
Qëllimi i kësaj punëtorie është që të rrisë vetëdijen e publikut, fuqizimin e etikës publike dhe llogaridhënies në nivel lokal, si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, për informacione të qasshme për publikun, vendim-marrje komunale transparente dhe të përgjegjshme për organet ekzekutive.
Pas prezantimit shumica e pjesëmarrësve kanë diskutuar lidhur me draft kodin e etikës që ka të bëjë me ekzekutivin si dhe kanë shprehur mendimet sa i përket këtij drafti i cili i ka munguar kuvendit komunal dhe drejtorive komunale, dhe së shpejti do të bëhet edhe nënshkrimi i kodit të etikës nga ana e drejtorive komunale.
Në fund të punëtorisë është bërë identifikimi i sfidave si dhe janë nxjerrë rekomandimet që kanë të bëjnë me kodin e etikës dhe llogaridhënies tek ekzekutivi.
Ky projekt “Promovimi i kodit të etikës dhe rritja e llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” është mbështetur dhe financuar përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë./rajonipress/


