Ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliç, viziton QKMF në Gjilan
Gjilan – Në QKMF “Dr.Nagip Rexhepi” në Gjilan të martën për një vizitë ishte ambasadorja e Turqisë në Republikën e Kosovës. Fejzullah Berisha drejtor në këtë institucion shëndetësor ka shkruar se ambasadoren e Turqisë e ka njoftuar me punën në QKMF, QMF dhe AMF si dhe shërbimet të cilat ofrohen në kuadër të kujdesit parësor shëndetësor.
“Ambasadoren e Turqisë e njoftova që në kuadër të QKMF-së kemi edhe punëtorë të minoritetit Turk të cilët janë mjaftë mirë të integruar në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës. Gjithashtu Ambasadores i shpreha edhe falënderimin dhe mirënjohjen për Shtetin dhe popullin Turk për ndihmën e ofruar në të gjitha kohërat e sidomos gjate kohës së luftës dhe pas luftës. Shteti dhe populli Turk e kanë ndihmuar Kosovën në shumë drejtime e sidomos në aspektin e shëndetësisë me pajisje dhe mjete të nevojshme për punë, pastaj me autoambulance, me trajnime të punëtorëve shëndetësor në Turqi në këto dy vitet e fundit, me barëra dhe material tjetër për kategorinë e moshuar, me kontrolla sistematike të nxënësve nëpër shkolla të nacionalitetit turk. E vlen të theksohet trajtimi i rreth 100 pacientëve falas në spitalet Turke në nivel vendi”.
Sipas Berishës Ambasadorja Turke ka vizituar të gjitha shërbimet në kuadër të QKMF-së dhe është ndarë shumë e kënaqur me vizitën, duke shprehur gatishmërinë e saj që siç është ndihmuar deri më tani të vazhdohet me ndihma edhe në vitet në vazhdim./rajonipress/


