Asfaltime të reja të rrugëve në Buzovik e Zhiti
Viti – Kanë vazhduar edhe sot punimet në asfaltimein e rrugëve në lokalitetet e komunës së Vitisë.
Kryetari i komunës Sokol Haliti me bashkëpunëtor, kanë parë nga afër punimet në asfaltimin e dy rrugëve në fshatin Buzovik. Sot në këtë fshat, janë shtruar rruga në lagjen “Idrizaj”, si dhe rruga e shkollës.
Gjithashtu është vizituar edhe fshati Zhiti, ku kanë filluar punimet në përgatitjen për asfaltim të rrugës “Tafë Qorri” në këtë lokalitet./rajonipress/


