Hidromorava

Agjenti i Shaqirit për rikthimin në Serie A: Kurrë mos thuaj kurrë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Xherdan Shaqiri mund ta veshë fanellën e Romës gjatë janarit. Agjenti i Xherdan Shaqirit, dhe njëherit vëllai i tij, Erdin Shaqiri, e ka lënë ta hapur mundësin e rikthimit të 24 vjeçarit në Serie A, shkruan ‘Calciomercato’, përcjell Gazeta Express.

Luciano Spalletti do ta humbë gjatë janarit Salahin, i cili për një kohë do të luajë me Kombëtaren e tij në Kupën e Afrikës dhe për këtë është duke tentuar që të sjellë në ‘Olimpico’ një anësor të ri, e që sipas mediave spanjolle caku kryesor është ish mesfushori i Bayernit e Interit.

Uji Dea

“Nuk mund të them edhe shumë për këtë. Shaqiri momentalisht është i fokusuar te Stoke City. Afati i janarit është shumë larg dhe ka kohë për të diskutuar dhe menduar për opsionet. Roma? Kurrë mos thuaj kurrë”, ka thënë agjenti i Shaqirit. /Express/