United Hospital

Shoqëria civile e befasuar me hetimet e prokurorisë ndaj Fadil Osmanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shaban Terziu nga shoqëria civile thotë se aktakuza ndaj Fadil Osmanit është shumë e dyshimtë dhe me tendenca denigruese nga ana e Prokurorisë. Fadil Osmani sipas Terziut është modeli më i mirë i një zyrtari komunal i cili jo rastësisht ka marrë dhjetëra mirënjohje nga organizatat me renome ndërkombëtare.

Emri i Fadil Osmanit në aktakuzën e ngritur në grupin e Qemajl Mustafës dhe të tjerëve ka befasuar tej mase shoqërinë civile dhe të gjitha grupet tjera relevante në Gjilan.

“Fadil Osmani është marrë model i të qenurit zyrtar komunal pa ndikime politike e partiake dhe emri i tij në aktakuzë vërtet është shumë befasues” shprehet për rajonipress Shaban Terziu nga OJQ Lansdowne.

Terziu thotë se Fadil Osmani është zyrtari më i pa korruptuar në tërë historinë e komunës së Gjilanit. “Fadil Osmani është i afërt me të gjithë, ka qenë bashkëpunues, projektues dhe ideator i qindra projekteve me interes për Gjilanin. Pse Prokuroria e goditi në këtë fazë vetëm ato klanet e nën tokës mund ta dinë” shprehet Terziu.

Fundamenti

Gjithnjë sipas Terziut, prokuroria e cila ka ngritur aktakuzën do të pendohet dhe jam i sigurt se do të kërkojnë edhe falje publike në fund të procesit. “Ne besojmë dhe kemi besuar në organet hetuese dhe vazhdimisht kemi bërë thirrje që të luftohen dukurit negative. Por ta akuzosh njeriun e urtë, të sinqertë dhe punëtor e të pakrahasueshëm me të tjerët vërtet është krim” shprehet Terziu.

Ndryshe shumë OJQ, njerëz me ndikim në qytet dhe më gjerë janë shprehur të gatshëm që të ofrojnë fakte dhe dëshmi për punën e mirë dhe në interes për Gjilanin dhe institucionet e saja që ka bërë Fadil Osmani.

Edhe organizatat e huaja janë shprehur të befasuara me qasjen kriminale që ka treguar në këtë rast Prokuroria. Kuzhinat e nëntokës dhe krimet mafioze qëndrojnë prapa këtyre aktakuzave që po tentojnë me çdo kusht t`i lajnë hesapet në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.