Aurela Gaçe e ka edhe këtë talent
Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe e ka dëshmuar se mund të jetë edhe një grimere e përkryer.
Ky madje do të ishte puna në të cilën do ta drejtonte energjinë e madhe që e ka ajo, shkruan lajmi.net
Nëpërmjet një fotografie të postuar ka treguar punën e saj si grimere e frizere, duke e rregulluar veten dhe ka theksuar se nëse nuk do të ishte këngëtare kjo do të ishte ‘detyra’ që do ta kishte marrë ta bënte në jetë.
‘Po te mos behesha kengetare, me siguri do ta drejtoja gjithe energjine time ne grim, floke, veshje…njeren nga keto patjeter. Nuk pertoj asnjehere t’u shkoj detajeve deri ne fund’, ka shkruar Aurela Gaçe bashkangjitur fotografisë.
Kujtojmë se ajo shumë shpejt do të bëhet nënë./lajmi.net


