Xhaka u drejtohet tifozëve
Pas humbjes nga Spanja me rezultat 2:0, mesfushori i Shqipërisë i ka falënderuar tifozët shqiptarë për mbështetjen, duke u thënë se tifozët e Kombëtares janë më të mirët në botë, raporton “Zëri.info”.
“Tifozë ju falënderoj shumë sonte për mbështetjen e madhe në Loro Boriçi. Jeni ma të mirët në botë. Nuk arritëm të dalim me pikë, por dijeni që dhamë shpirtin në fushë”, ka shkruar Xhaka në Facebook.


