UBT

Kosova mposhtet nga Ukraina

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur edhe nga Ukraina në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”.

Ndeshja e zhvilluar në Karkov të Polonisë përfundoi me rezultat 3 me 0 për ukrainasit.

Edhe pse djelmoshat e Albert Bunjakut zhvilluan një lojë dukshëm më të mirë se ndaj Kroacisë në “Loro Borici”, ata nuk arritën të nxjerrin një rezultat pozitiv ndaj Ukrainës së Andry Shevchenkos.

Mobi Casa

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Karvets (31-të), Yarmolenko (81-të) dhe Rotan në të (87-të).

Me këtë humbje Kosova mbetet në pozitën e fundit me një pikë, ndërsa Ukraina në të dytin me pesë pikë./Indeksonline/