United Hospital

250 të rinj gjilanas aderojnë në AKR

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Forumi Rinor i AKR-së, me kryetar Aid Berisha të shtunën mbajti konventën punuese, në prani të mbi 300 të rinj, ku 250 prej tyre aderuan në AKR.

Këtë konventë e hapi udhëheqësi i kësaj konvente Arianit Ibrahimi, njëherish ish kryetari i Forumit Rinor, dega në Gjilan, i cili tha që me këtë konventë dëshmojmë që fuqia e një partie politike matet me suksesin dhe rininë që ka pas vetit, me këtë numër që është sot në sallë tregojmë qartë se Gjilani ka qenë dhe është shtylla kryesore e AKR-së.

Këtë konventë e përshëndeti koordinatori i nivelit qendror të procesit zgjedhor Vesel Makolli i cili duke përshëndetur të rinjtë në emër të AKR-së dhe Presidentit Behgjet Pacolli, potencoj që Rinia duhet të jetë e lumtur sepse për të ekziston AKR-ja dhe Presidenti Behgjet Pacolli, i cili po punon me përkushtim të madh në kthimin e dinjitetit të kësaj rinie.

ARKATANA

“Aleanca Kosova e Re, ka ekspertizën e nevojshme që të identifikoj dhe zgjidhë problemet e të rinjve, poashtu si parti me vlera liberale është mundësia me e mirë që një i ri të zhvillohet politikisht dhe t’i shërbejë komunitetit dhe vendit” tha Koordinatori i nivelit qendror të Forumit Rinor të AKR-së Sami Boroci.

Këtë konventë e përshëndeti dhe i premtoj mbështetje të pa rezervë koordinatori i AKR-së në Gjilan Ismet Hajdini, i cili deklaroj që Rinia e Gjilanit ka traditë të mirë të organizimit. “AKR-ja është e hapur për çdo të ri dhe se të rinjtë me aderimin e tyre në AKR kanë zgjedhë subjektin më serioz në krye me humanistin dhe njeriun më meritor për të udhëhequr me vendin”.

Pjesë e kësaj konvente ishte dhe koordinatorja e forumit të gruas në nivel qendror Mirlindë Gashi, Monitoruesi i procesit zgjedhor të AKR-së Tefik Ibrahimi, Zijadin Geci e Durim Neziri nga grupi i koordinimit për rini në nivel qendror etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.