Besarta Kallaba u zgjodh kryetare e Forumit të Gruas, të AKR-së në Kamenicë
Kamenicë – Nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 153 delegateve me shumicë votash, kryetare u zgjedh Besarta Kallaba, nënkryetare Adifete Dërmaku dhe Xhyljeta Zubaku – Bunjaku, sekretare Blerta Maliqi si dhe 11 anëtare të kryesisë.
Nën intonimin e himnit të Republikës së Kosovës, filluan punimet e Kuvendit zgjedhor të Forumit të Gruas, dega në Kamenicë. Në këtë kuvend morën pjesë edhe zyrtar nga qendra të cilët e përshëndetën punën e Kuvendit.
Të pranishmet në emër të degës së AKR-së në Kamenicë i përshëndeti koordinatori Fatmir Matoshi, i cili deklaroj që prioritet i AKR-së mbetet fuqizimi i grave në institucione, zbatimi i ligjit mbi trashëgiminë dhe këtë do ta arrijmë së bashku me të gjithë ju, me përkrahjen e pa rezervë të presidentit dhe humanistit të madh Behgjet Pacolli.
Koordinatorja e Forumit të Gruas, në nivel qendror Mirlindë Gashi potencoj që “së bashku mund të ndryshojmë realitetin e hidhur që ne po e jetojmë, atë mund ta bëjmë duke u bashkuar në të njëjtën shtëpi, të madhen shtëpi AKR. Ndryshimet që ne sot i fillojmë do të rezultojnë në një të ardhme të ndritur për ne dhe fëmijët tanë”
“Me qeverisjen e AKR-së nuk do të rritet pasuria e politikanëve të korruptuar por pasuria e qytetarëve të Kosovës. AKR do të krijoj rritje ekonomike dy shifrore e cila do të ri-gjeneroj vende të reja pune. Një gjë duhet ta dijmë se kush nuk ka përkrahjen e grave nuk do të ketë as suksesin” tha në fund Koordinatori i Nivelit Qendror të AKR-së, Vesel Makolli.
Nga procesi i rregullt zgjedhor, në prani të 153 delegateve me shumicë votash, kryetare u zgjedh Besarta Kallaba, nënkryetare Adifete Dërmaku dhe Xhyljeta Zubaku – Bunjaku, sekretare Blerta Maliqi si dhe 11 anëtare të kryesisë.
Kryetarja e sapo zgjedhur, Besarta Kallaba – Poroshtica duke i falënderuar delegatet për besimin e dhënë deklaroj se “të gjitha ne e dijmë se në çfarë gjendje gjenden shumë nëna dhe motra tona, disa nga ato vuajnë edhe për kafshatën e gojës dhe nëse ne vazhdojmë të mos bëjmë asgjë atëherë gjendja e tillë do të vazhdoj. Prandaj ju lus që së bashku që nga sot të fillojmë një punë të ndershme, të mbarë, dhe punë që ka për qëllim vetëm përmirësimin e gjendjes së rëndë të femrave kosovare”./rajonipress/


