Hidromorava

Specialja shkakton dridhje të fortë tektonike në skenën politike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përfarimi i kohës, fundit të vitit dhe fillimit të vitit që vjen, kur pritet aktivizimi i veprimit praktik të Gjykatës Speciale të Kosovës, për ekspertët e sundimit të ligjit dhe analistët është një përafrim i dridhjeve të mëdha tektonike, tërmetit që mund të ndodhë edhe në skenën politike të Kosovës.

Zeqa: Arrestimet e Speciales do t’i prekin të gjitha nivelet e qeverisjes në Kosovë
“Të gjithë jemi dëshmitarë se që tani paraprakisht një valë e parë e arrestimeve të shumta të disa njerëzve, që dyshohet se kaherë kanë rënë ndesh me ligjin, po ndodh, edhe pse nuk ndërlidhet procesi me Gjykatën Speciale. Por, kryesisht janë arrestime të disa njerëzve të PDK-së. Mirëpo, ky tërmet në skenën politike në vend nuk do të ndalet këtu”, u shpreh analisti Blerim Burjani, shkruan gazeta Kosova Sot.

Mobi Casa

Përfarimi i kohës, fundit të vitit dhe fillimit të vitit që vjen, kur pritet aktivizimi i veprimit praktik të Gjykatës Speciale të Kosovës, për ekspertët e sundimit të ligjit dhe analistët është një përafrim i dridhjeve të mëdha tektonike, tërmetit që mund të ndodhë edhe në skenën politike të Kosovës.

Analistët presin që aktivizimi i kësaj gjykate dhe fillimi i arrestimeve të të dyshuarve nga kjo gjykatë, në mesin e të cilëve do të ketë edhe figura të larta të skenës politike dhe jetës institucionale në vend, mund të ketë edhe ndryshime të mëdha dhe rirreshtime serioze të skenës politike. “Skena politike do të ndryshojë me siguri, madje bukur shumë. Madje lëvizjet tektonike dhe dridhjet që do të pësojë kjo skenë politike, vetëm se janë duke u shpërfaqur tani. Të gjithë jemi dëshmitarë dhe po e shohim që tani se është paraprakisht një valë e parë e arrestimeve të shumta të disa njerëzve, që dyshohet se kaherë kanë rënë ndesh me ligjin, edhe pse nuk ndërlidhet procesi me Gjykatën Speciale. Por, kryesisht janë arrestime të disa njerëzve të PDK-së. Mirëpo, ky tërmet në skenën politike në vend nuk do të ndalet vetëm në një pikë, po shihet që kanë filluar edhe procese gjyqësore edhe ndaj njerëzve të LDK-së. Do të ketë edhe atakime të reja të figurave politike që u takojnë të dyja subjekteve politike”, u shpreh për gazetën analisti Blerim Burjani./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.