ARKATANA

Shefkiu: Është hapur për shqyrtim Plani Rregullues i Hollësishëm në zonën “Qendra 4”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit ka hapur për shqyrtim publik Planin Rregullues të Hollësishëm për zonën “Qarku 4”, dhe kërkon nga të gjithë qytetarët, profesionistët, komuniteti i biznesit, dhe përfaqësues të ndryshëm që në adresë të kësaj drejtorie të dërgojnë propozim ndryshimet apo plotësimet lidhur me këtë plan.

Në fjalën hapëse drejtori i Urbanizmit Valon Shefkiu, në pranin e qytetarëve të interesuar, ka bërë hapjen solemne të shqyrtimin publik për pjesëmarrje publike në finalizimit të Planit Rregullues të Hollësishëm “Qendra 4”.

Eco Higjiena

“Prej tridhjetë ditësh, qytetarët, ekspertët dhe palët e interesuara kanë mundësinë ti parashtrojnë vërejtjet, komentet dhe sugjerimet, para finalizimit të dokumentit të planifikimit hapësinor. Pas periudhës së shqyrtimit publik drejtoria e Urbanizmit do ti shqyrtoj, analizoj dhe inkorporoj propozimet e arsyeshme të cilat kanë dalë nga debati publik dhe e procedon Projektplanin Rregullues të Hollësishëm në organet përgjegjëse, respektivisht trupat profesionale te Kuvendit të Komunës deri në aprovim përfundimtar nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit”, ka potencuar drejtori Shefkiu.

Ndryshe kjo zonë është në dëgjim publik për revidimin e saj, ngase është paraqitur nevoja për ndryshim të këtij plani, duke pasur parasysh nevojat e mëdha për ndryshime, mirëpo idetë, komentet dhe vërejtjet do të shqyrtohen me shumë kujdes nga stafi profesional i drejtorisë komunale të Urbanizmit u tha në këtë takim. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.