FIDANISHTJA

Azizi: Jemi të pakënaqur me padrejtësitë nga ana e AKP-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Aziz Azizi koordinator i zyrës regjionale të BSPK-së tha për rajonipress se janë të shtrënguar që të protestojnë për shkak të padrejtësive dhe mos likuidimit dhe mos përmbushjes së obligimeve financiare nga ana e AKP-së. Ish punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore të privatizuara në Gjilan do të protestojnë të premtën duke filluar nga ora 12.00 deri në 13.00 para teatrit të qytetit në Gjilan.

Ish punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore në Gjilan edhe njëherë do të dalin në rrugë për të protestuar kundër padrejtësive që ka bërë dhe po bënë AKP-ja në raport me ta tash e sa vite.

Uji Dea

Kreu i zyrës regjionale të BSPK-së në Gjilan Aziz Azizi tha se kjo protestë është organizuar nga ish punëtorët të cilët janë të pakënaqur dhe të revoltuar me gjendjen e tanishme dhe me padrejtësitë që po u bëhen rreth mos likuidimit nga ana e AKP-së dhe mos përmbushjes së obligimeve financiare nga ky proces. “Edhe përkundër faktit se kërkesat tona janë të bazuara dhe të mbuluara me vendime gjyqësore të plotfuqishme tash e 13 vite nuk po ndodhë likuidimi” tha Azizi për rajonipress.

Ndryshe ish punëtorët do të mblidhen të premten para teatrit të qytetit duke filluar nga ora 12.00 deri ën ora 13.00./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.