ARKATANA

Zyhdi Haziri ka pritur në një takim nxënësit e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Zyhdi Haziri ka pritur në një takim nxënësit e Shkollës Fillore “Nazim Hikmet” të fshatit Dobërçan.

Me këtë rast, Kryetari Haziri ka njoftuar nxënësit se sistemi gjyqësor i Republikës së Kosovës i përket të gjithë qytetarëve të Kosovës, pavarësisht origjinës së tyre kombëtare, etnisë apo gjinisë.
“Gjykata Themelore e Gjilanit është njëra nga shtatë gjykatat themelore në Republikën e Kosovës. Gjykata Themelore e Gjilanit ka tri degë në: Viti, Novobërdë dhe Kamenicë. Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj ofrojnë qasje më të lehtë në shërbimet e gjykatës të nivelit të parë për popullsinë e rajonit, nën juridiksionin e Gjykatës Themelore të Gjilanit përfshihen 7 komuna të Anamoravës” tha Kryetari Haziri.
Si një gjykatë e shkallës së parë, Gjykata Themelore e Gjilanit dhe tri degët e saj merren me të gjitha llojet e rasteve. Këto raste trajtohen nga departamente të specializuara që funksionojnë në kuadër të çdo gjykate themelore.

Mobi Casa

Pas informimit nga kryetari Haziri për gjykatën, nxënësit kanë shtruar pyetje të ndryshme dhe gjithashtu kanë marr përgjigje.

Ndryshe këto vizita të nxënësve të kësaj shkolle janë të rregullta në gjykatën tonë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.