Mobi Casa

A ishin në rregull kriteret për doktorantët e rinj?

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Nga Fadil Maloku – Konkursi i sivjetmë i shpallur nga Rektorati për doktorantët e rinj në Universitetin “Hasan Prishtina”, është një risi e mirëpritur nga të gjithë ato gjenerata që kishin diplomuar, por që për shkollimin dhe edukimin e tyre superior është dashur t’ua mësyjnë universiteteve jashtë vendit. Ajo çfarë bie në sy më së shumti janë kriteret tejet subjektive, që kur të thjeshtësohet i gjithë ekuacioni i pranimit, është: 40 % (një gjuhë e huaj, konferenca, punimet shkencore etj.) dhe 60 % (vlerësim i kandidatit me tri-katër faqe!!!)

Uji Dea

Ku fshihen absurditeti dhe subjektiviteti i hartuesit të kritereve?
1. Si mund të barasvlerësohen (në kuadër të 40%-shit) bie fjala:
a. Magjistratura 5 pikë!
b. Artikulli i publikuar në pesë vjetët e fundit dhe i indeksuar në Current Contens: autori i parë 5 pikë, të tjerët 2 pikë!
c. Për botim në revista ndërkombëtare, 3 pikë!
d. Për çdo artikull në revistat akademike vendëse: 2 pikë për autorin e parë, 1 pikë për autorin e dytë! Për libër universitar, autori dhe bashkautori marrin nga 5 pikë!
f. Për çdo prezantim gojor nëpër konferenca, kongrese e simpoziume ndërkombëtare, 1 pikë!
g. Për çdo prezantim në formë afisheje të punimit, të indeksuar dhe të botuar në përmbledhje të punimeve, autori i parë 1 pikë, autorët e tjerë 0.5 pikë!
2. Me 60%-shin, ku komisioni (çfarë është edhe më interesant në konkurs nuk figuron si kriter!) i departamenteve përkatëse, me tri-katër faqe, në të cilin secili anëtar i komisionit bën nga një pyetje (e cila vlerësohet në shkallën: 0-12 pikë!!!)
3. Pse kandidatëve për doktorantë nuk u është futur si kriter bazë, p.sh.:
3.1. Oferta për një projekt ideor, se çfarë në të vërtetë dëshiron iks apo ipsilon kandidati të arrijë, apo të plotësojë një boshllëk në shkencat përkatëse.
3.2. Tjetra, projekti ideor, do t’i kanalizonte në mënyrë shumë më suptile si nevojat, po ashtu edhe kërkesat e tregut (punë kjo që, për mendimin tim, është dashtë të bëhet ose nga MAShT-ti, ose nga Rektorati) në shoqërinë e Kosovës.
3.3. Projekti ideor, në fakt, më së miri do t’i “zbulonte” shkathtësitë, prirjen dhe sensin e secilit kandidat veç e veç, për t’u marrë me shkencat përkatëse, e jo t’u lihet tekeve dhe hireve subjektive të anëtarëve të komisioneve! Unë mund edhe të gaboj, por jam i sigurt se universitetet me renome ndërkombëtare, me kritere të njëjta radhiten lart me cilësi dhe kredibilitet!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.