Njëri nga themeluesit e LDK-së në Artanë kalon në AKR
Gjilan – Skender Avdyli ish drejtor i urbanizmit dhe kadastrës në komunën e Artanës dhe njëherit themelues i par i LDK-së në Artanë dhe deri tash anëtar i kryesisë së LDK-së në këtë komunë jep dorëheqje nga të gjitha aktivitetet politike në LDK, duke aderuar në AKR.
“Arsyeja e dorëheqjes sime nga LDK-ja është kufizimi i aktivitet tim në parti dhe burokracia që e ka kapluar këtë parti dhe mos aktiviteti i anëtarëve dhe kryetarit të LDK-së në Artanë dhe neglizhencës së anëtarëve të devotshëm në këtë parti” ka thënë Skender Avdyli.
Tutje Avdyli tha se unë si një aktivist prej viteve 1990 kam menduar që potencialin tim tash e tutje ta vazhdoj në AKR pasi që mendoj se AKR-ja është një parti për zhvillim ekonomik për gjithë qytetarët e Artanës dhe gjithë Kosovës dhe besoj që AKR nuk është parti klanore e individëve të caktuar ka thënë Skender Avdyli./rajonipress/


