Emrush Haziri burim frymëzimi për brezat e ardhshëm
Gjilan – Presidenti Hashim Thaçi e ka dekoruar Emrush Et’hem Haziri, babain e Lutfi Hazirit, kryetarit të Gjilanit me dekoratën “Heroi i Kosovës”. Vepra dhe figura e Emrush Hazirit do të mbetet shëmbëlltyrë e paharruar e veprimtarit të palodhshëm dhe mërgimtarit që angazhimin dhe dashurinë për atdheun e kanë të pashterur.
“Sot, familjes Haziri i dorëzova dekoratën “Hero i Kosovës” për veprat e sakrificës dhe trimërisë së babait të tyre, Emrush Et’hem Haziri, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Si aktivist i çështjes kombëtare, baca Emrush na bashkonte gjithnjë, duke na kujtuar se pa marrë parasysh dallimet në mendime për veprimin politik, qëllimin të gjithë e kishim të njëjtë”. “Do ta kujtojmë përgjithmonë me respekt dhe nderim”.
Është kontributi dhe atdhedashuria e Emrush Et`hem Hazirit ajo që motivoi presidentin Thaqi ta nderojë me dekoratën “Heroi i Kosovës”.
Vepra dhe figura e Emrush Hazirit do të mbetet shëmbëlltyrë e paharruar e veprimtarit të palodhshëm dhe mërgimtarit që angazhimin dhe dashurinë për atdheun e kanë të pashterur.
Ai me kontributin e tij gjithë here do të kujtohet si burim frymëzimi për brezat e tashëm dhe të ardhshëm se si punohet për atdheun.
Shkrimi në rajonipress pas vdekjes dhe nderimet që i bënë Emrush Hazirit
Emrush Haziri u nderua nga mijëra qytetar nga Kosova e Diaspora
11:45 – 11.10.2015
Gjilan – Emrush Haziri padyshim që do të mbetet në kujtesën e shumë mërgimtarëve dhe kosovarëve për një shpirt human, për një solidarizim me të gjithë ata që e njohën e nuk e njohën. Emrush Haziri jo rastësisht u nderua nga e gjithë Kosova e diaspora. Bashkëveprimtarët e tij e quajnë njeri të urtë, i sjellshëm e shumë atdhetar, e i dashur për familjen, farefisin e shoqërinë. Lutfi Haziri thotë se të gjitha këto atribute pozitive për prindin e tij e bëjnë krenar dhe të lumtur.
Lumi i njerëzve që vijnë për ta nderuar Emrush Hazirin është i madh. Nga e gjithë Kosova, Lugina, Shqipëria, Maqedonia e diaspora janë për ngushëllime në familjen e Emrush Hazirit, babait të Lutfi Hazirit.
Ky lum i njerëzve dëshmon se Emrush Haziri ishte i tërë Kosovës dhe diasporës. “Kudo që ka shkuar ka lënë fjalë e vepra të mira. Nuk e besoj se ka ndonjë kosovar e sidomos ndonjë nga Anamorava që i ka kërkuar ndihmë e mos ta ketë ndihmuar. Ai ishte i veçantë nga të gjithë. Kombëtar, shpirt human e, i dashur” shprehet njëri nga bashkëveprimtarët e tij.
Në konakun e ngushëllimeve pos familjarëve aty ndodhen edhe shokët e miqtë më të afërt të Emrush Hazirit, duke filluar nga Hasan Mala e të tjerë. Për ngushëllime erdhën edhe president, kryeministra, ministra, deputet, ambasador, lider, krijues, mërgimtarë, pjesëtar të FSK e Policisë së Kosovës. “Kjo ardhje e njerëzve po na lehtëson dhimbjen, po bëhem më të fortë e më krenar. Unë e kam ditur se çfarë prindi kam dhe jam mburrur kudo. Por tani po e shoh që vërtet paska pasur miq e shokë në të gjitha trojet shqiptare” thotë Lutfi Haziri.
E janë të shumtë ata që vijnë për ngushëllime e kanë dëshirë të lënë fjalë të shkruara në librin e kujtimeve për Emrush Haziri.
Në këtë libër shkruan fjalë miradije: Begjet Pacolli, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, Kadri Veseli, Bajram Kosumi, Ramush Haradinaj, Hasan Mala, Emin Krasniqi, Njazi Idrizi, Begzad Sinani, Mendim Rugova, Shaip Muaj, Ramiz Lladrovci, Qemajl Minxhozi, Mimoza Kusari Lila, Sabri Hamiti, Blerim Kuqi, Ismet Beqiri, Rrustem Mustafa, Fatmir Rexhepi, e shumë emra të tjerë të njohur nga fusha e politikës.
Familja Haziri ndërkaq ka falënderuar të gjithë ata që në këto momente të rënda i janë gjendur pranë si me ngushëllime ashtu edhe me telegrame nga SHBA, Kanadaja e shtetet e ndryshme të Evropës./rajonipress/






