ARKATANA

Lirohet nga akuzat Abdylatif Latifi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Gjykata Themelore e Gjilanit ka hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit. Kryetari i trupit gjykues pas shikimit me kujdes të gjitha shkresave të lëndës, ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë se është kryer vepra penale: keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

I pandehuri Abdylatif Latifi, në cilësinë e personit zyrtar, përkatësisht Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit Regjional të Gjilanit është akuzuar se me dashje dhe me qëllim që të përfitoj për vete apo për personin tjetër apo që t’i shkaktoj dëm personit tjetër me dashje, nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, pasi nga fillimi i vitit 2012 e deri në fund të vitit 2014 në vazhdimësi pa shpallje të tenderit apo shpalljes publike ka lidhur kontratë mbi qiranë në kohëzgjatje për nga katër muaj, me qiramarrësin I.S., pronar i objektit “Kantina”, që për shumën për nga 500 (pesëqind) Euro në muaj, i ka lejuar qiramarrësit shfrytëzimin e sipërfaqes në pronësi të Spitalit Regjional të Gjilanit, këtë edhe në vitin 2015, pas skadimit të kontratës mbi qiranë dhe pa procedurë të tenderimit.

Fundamenti

Nga provat e paraqitura në aktakuzë, në asnjë rrethanë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar se i njëjti ka keqpërdorur pozitën zyrtare për të përfituar për vete apo për të tjerët, meqenëse në përshkrimin faktik të veprës penale në dispozitiv mungojnë elementet inkriminuese të veprës penale.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij Aktvendimi në Gjykatën e Apelit thuhet në njoftimin e Gjykatës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.