Uji Dea

Rashiti: Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar një kryetar që endet nëpër gjykata

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit nuk e kanë merituar që të kenë një kryetar komune që endet nëpër gjykata, si i akuzuar nga Prokuroria me pretendimin për kryerjen e aktiviteteve kriminale të cilat e kanë dëmtuar buxhetin komunal thotë Riad Rashiti.

Ata i kanë besuar një qeverisjes me duar të pastra, që ia kishte premtuar Lutfi Haziri, mirëpo tani janë duart e ndyta të qeverisjes së tij, ato që kanë bashkëpunuar me krimin financiar dhe urbanistik, me korrupsionin e lartë në ngufatjen e bizneseve dhe që kanë sjellë depresionin e thellë ekonomik dhe social në Gjilan.

Nisja e procesit gjygjësor ndaj Lutfi Hazirit që në fillim lë për të dyshuar, sepse kryetari i trupit gjykues është i afërt familjar i një këshilltari komunal të LDK-së. Ndërhyrjet dhe ndikimet e kryetarit të Gjilanit në punën e hetuesisë dhe gjygjësisë, janë dëshmuar disa herë nëpër për dekada (edhe atëherë kur dikur gjatë sllavizmit të tjerët mbetshin nëpër burgje).

Uji Dea

Ky kryetar komune ka mbijetuar politikisht deri më tani, falë të qenit pjesë e një Task Force të fuqishme, e cila vepron ilegalisht në Gjilan dhe që ka përfituar miliona euro pasuri nga procesi i dyshimtë i privatizimit, shpëlarja e parasë përmes ndërtimeve, uzurpimi dhe tjetërsimi i pronës publike, tenderët dhe korrupsioni.

Por sikurse që Prokuroria Themelore e Gjilanit ashtu edhe Gjykata Themelore nuk do të mund të fshehin dhe mbrojnë shkelësin e ligjit, keqpërdoruesin dhe dëmtuesin e buxhetit komunal dhe atë i cili po e shkatërron një qytet të tërë, pavarësisht që të gjithë këta së bashku, mund të jenë pjesë e të njëjtës task forcë politike ilegale.

Sepse fundi i të keqes po vjen, fillimi i të mirës dhe perspektivës për qytetarët e Gjilanit po vonohet shumë, por gjithsesi do të vije ka thënë Rashiti i PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.