Eko Higjiena

LDK shpallë zgjedhjet në Forumin e Gruas dhe Forumin Rinor

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Dega e LDK-së, në Gjilan ka mbajtur takim të kryesisë si dhe të strukturave tjera udhëheqëse e ku është biseduar për sukseset në qeverisjen lokale e në veçanti për aktivitetet në kuadër të partisë, ku LDK është në proces zgjedhor në dy forumet e saja, në atë të gruas dhe rinor.

Komuna e Gjilanit krahas daljes nga borxhet e mbetura nga qeverisja e kaluar po arrinë të ngritët në kampion të zhvillimit me projektet tona për infrastrukturë, duke arritë të krijojmë kushte të mira me të cilat po ndikojnë që tejkalojmë dallimet urbano-rurale. Sot gjithçka po ecën konform programit qeverisës dhe Gjilani po merr pamjen e merituar, duke filluar me shtratin e Mirushës si dhe projektet tjera me të cilat çdo lagje e çdo fshat po i prekë t’mirat e punëve të hajrit të qeverisjes sonë, ka thënë Kryetari Lutfi Haziri, e ku ka përmendur edhe një varg të projekteve të mëdha e të rëndësishëm që e presin Gjilanin.

Strukturat e partisë janë njohur edhe me procesin zgjedhor që ka filluar në dy forumet, atë të gruas dhe rinor, ku është zgjuar një interesim i madh i të rinjëve dhe femrave gjilanase që të kyçen në LDK-në e besës dhe shpresës për Kosovën. Duke folur lidhur me këtë

Mobi Casa

Kryetari Haziri, ka bërë thirrje që si parti me tradita demokratike tu krijojmë hapësirë dhe kushte të gjithë atyre që shprehin interesim të jenë pjesë e LDK-së, dhe ka njoftuar se pas përfundimit të zgjedhjeve në forume neve na pret punë në organizmin e konventës së madhe e cila do të hapë rrugë të reja drejtë rritës dhe forcimit si subjekt lider që jemi, ka përfunduar Kryetari Lutfi Haziri.

Ndryshe e tërë struktura e partisë, është falënderuar për qeverisjen e drejtë dhe të suksesshme dhe njëkohësisht kanë parashtruar planet e tyre që qëllim primar krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.