Eko Higjiena

Në finalizim e sipër projektet në Sadovinë të Jerlive

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Të hënën në fshatin Sadovinë të Jerlive kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës së lagjes “Avdyli” në gjatësi prej 250 metrave. Punimet në asfaltimin e kësaj rruge i ka inspektuar, kryetari i komunës Sokol Haliti i cili para banorëve të kësaj lagje u shpreh se Institucionet Komunale janë të përkushtuara që të realizojnë të gjitha projektet të cilat janë në interes ë qytetarëve.

“Edhe pse Komuna e Vitisë ka një buxhet tejet të kufizuar për investime kapitale fal shpenzimeve racionale ne po mundohemi të shpenzojmë paratë publike në të mirën e gjithë qytetarëve tanë dhe një shembull i tillë është edhe kjo rrugë që po e asfaltojmë sot“ u shpreh i pari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

FIDANISHTJA

Ndërkaq banorët e kësaj lagje falënderuan Institucionet komunale të Vitisë në veçanti kryetarin Haliti për këtë projekt pasi theksuan se asfaltimi i kësaj rruge është në interes të veçantë për ta. “Me asfaltimin e shumicës së rrugëve të lagjeve brenda fshatit tonë në një mënyre po rrumbullakohet infrastruktura rrugore dhe infrastruktura tjetër e nevojshme e fshatit Sadovinë e Jerlive “ ka thënë Sefedin Fetahu, kryetari i këtij fshati, duke përmendur edhe projektet tjera që janë realizuar dhe që po realizohen brenda fshatit si: rregullimi i parkut, trotuarit, ndriçimit, kanalizimit dhe ujësjellësit së fshatit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.