Shaip Surdulli i kthehet elektoratit, takon pleqtë dhe merr këshilla prej tyre
Kamenicë – Shaip Surdulli ish kryetar i Komunës së Kamenicës dhe aktualisht kryetar i LDK-së ka nisur serinë e tij nëpër fshatra. Surdulli po takon të gjitha shtresat derisa nga të moshuarit ka marrë këshilla për ta ruajtur unitetin brenda shqiptar.
“Sot pas Kuvendeve zgjedhore të FR në Karaqevë të Poshtme dhe Karaqevë të Epërme me disa aktivistë të këtyre nëndegëve të LDK-së bëmë një vizitë në shtëpi të Mixhës Halil Kastrati i cili është në moshë mbi 90 vjeçare, por shumë burrë i mirë dhe i fortë. Me rastin e vizitës na dha një këshillë që ta ruajmë unitetin brenda shqiptare. Çdo here ka qenë aktiv për projektet e fshatit bashkë me aksionistin dhe humanistin shumë të dalluar Ruzhdi Metali Kastrati. Gjithashtu çdo here ka marre pjesë edhe në tubimet dhe aktivitetet e LDK-së, siq shihet në foto me mënyrën e përshëndetjes shumë të dashur në fushatën e zgjedhjeve komunale 2013. Mixhës Halil i dëshirojmë që të jetojnë edhe shumë vite sepse sikur edhe kur ka qenë më i ri edhe tani i kishte hije edhe pleqëria” ka shkruar Surdulli./rajonipress/


