Vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve nëpër lokalitetet e komunës së Vitisë
Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka inspektuar punimet në asfaltimin e rrugës në Sllatinë të Poshtme.
Ai gjithashtu ka parë nga afër edhe punimet që janë bërë në rregullimin e parkut në fshatin Sadovinë të Jerlive.
Haliti ka thënë se këto investime dhe projekte serioze e kanë përmirësuar dukshëm jetën e qytetarëve dhe e kanë lehtësuar atë. “Ne nuk do të ndalemi dhe do të shfrytëzojmë kohën e mirë dhe mjetet që kemi të dedikuar për projekte në mënyrë që infrastruktura në Viti të jetë vërtet cilësore” ka thënë Haliti./rajonipress/


