Gilberto Fortunato sjell fitoren pas 14-të javësh
Gjilan – Futbollistët e Dritës shënojnë fitore pas 14-të javësh duke mposhtur skuadrën mysafire Lirinë e Prizrenit me rezultat minimal 1-0.
Gëzim të madh në radhët e Dritës sjell futbollisti nga Brazili Gilberto Fortunato i cili shënoj në minutën e 67-të, duke i sjellë skuadrës së tij tri pikë të arta në tabelën e klasifikimit në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra e Dritës bëri edhe një paraqitje tejet të dobët përballë Lirisë e cila gjatë tërë 90-të minutave nuk krijoji asnjë rast drejt portës së portierit Artan Latifi i cili sot ishte tërësisht i papunë.
Gjatë 90-të minutave u zhvillua një lojë tejet e dobët pa aksione dhe raste shënimi nga dy skuadrat në fushën e blertë.
Futbollistët e Dritës në minutën e 9-të rrezikuan nga Semir Zeneli kur gjuajtja e tij nga 14-të metra me kokë përfundon mbi horizontalen e portierit Valmir Hajrizaj.
Gëzim në shkallët e stadiumit dhe tek futbollistët e Dritës shkaktoi qendërsulmuesi i Dritës Gilberto Fortunato në minutën e 67-të, së pari rezervisti Bergin Maliqi harkon bukur me kokë Fortunato nga 8 metra gjuan duke gjetur rrjetën e portës së Lirisë duke siguruar tri pik rrezikuan të arta skuadrës së tij.
Trajneri i Dritës Ismat Munishi pas 90-të minutave deklaroi.”Shpresoj se kjo fitore do tna sjellë siguri më të madhe në ndeshjet e mbetura po kemi presion të vazhdueshëm që të arrijmë rezultate të duhura, por jam i lumtur që arritëm ti gëzojmë tifozët tanë më në fund”.
Trajneri i Lirisë Genc Tamniku deklaroi.”S`di çka të them na mungoi forca në momentet e caktuara dhe pësuam bëmë disa gabime dhe kjo na u hakmor”.
/rajonipress/
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Shikues- 100-
Arbitra – Kosumi, Musolli, Zeqiri, Maloku
Kartona të verdhë- Latifi, Bergonsi, Kuka, Fortunato(D), Haxha, Berisha, Fetahu,Ramadani(L)
Drita- Latifi, Baxhuku, Bergonsi,(Osmani) Dragusha, Hashani, Berisha (Murati), Kuka, Zeneli, Fortunato, Ramadani Kryeziu(Maliqi).
Liria- Hajrizaj, Gjeraj, Haxha, (Mustafa), Ramadani, Berisha, Korenica, Gashi (A.Memaj), Fetahu, Muhamed(Rexhaj), Chjibueze Odi,RR.Gashi./rajonipress/


