United Hospital

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për 183 kg “Marihuanë”

/ 1 minutë lexim
HW

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Y.H. dhe D.H, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit Y.H. dhe D.H, më 24 tetor 2023, rreth orës 21:35 minuta, në brezin kufitar afër fshatit Kokaj komuna e Gjilanit, në bashkëveprim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë kryer veprën e sipërshënuar penale, në atë mënyrë që nga policia task forca kufitare, tek të njëjtit është gjetur substancë narkotike, e dyshuar e llojit marihuanë, me peshë prej 182.715 kg, e cila është sekuestruar.

HW

Të dyshuarit me vendim të prokurorit të Shtetit gjenden në ndalim 48 orësh thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.