KKVITI

Ramadan Mehmeti paraqitet edhe me një libër të ri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Ramadan Mehmeti: “NË VALLEN E HARESË” (Bashkudhëtim me poetët për fëmijë), botoi Shtëpia Botuese ROZAFA, Prishtinë 2016, fq. 140.

Një vepër e veçantë për mua
Edhe një gëzim i veçantë, për mua, me rastin e ditëlindjes: më doli nga shtypi vepra “NË VALLEN E HARESË”(Bashkudhëtim me poetët për fëmijë), me poezi kushtuar poetëve tanë për fëmijë; kushtuar atyre që pothuaj gjatë gjithë jetës i kisha e i kam shokë të pandashëm, miq, përkrahës e frymëzues për shkrime të reja; për lexime e rilexime, për biseda e shëti, për gëzime e për dhembje. Më doli një vepër e cila më ka preokupuar për një kohë të gjatë, e cila më ka marrë orë e ditë të shumta pune dhe e cila më ka mundësuar të shpreh pikëpamjet e mia miqësore, krijuese dhe vlerësuese, për ata që më deshën e më duan aq shumë.

Mobi Casa

Dhe, me këtë rast, falënderoj të gjithë ata shkrimtarë që janë e kësaj vepre, të gjithë ata që ndihmuan për ta parë dritën ajo dhe të gjithë ata që do ta lexojnë këtë vepër.

Portretet i realizoi prof. Zeni Ballazhi të cilit i jam mirënjohës ka shkruar Ramadan Mehmeti./rajonipress/