ARKATANA

PDK: Bërllogu, rrezik për qytetarët e Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit, jo që nuk po merret me zgjidhjen e problemeve të mëdha, por ajo vet po krijon probleme të reja, të cilat po e vështirësojnë edhe më shumë jetën normale të qytetarëve të Gjilanit.

Qytetin e Gjilanit ka disa ditë që e kanë mbuluar mbeturinat dhe nuk ka rrugë, trotuare apo hapësira të tjera publike që nuk janë shndërruar në deponi mbeturinash, që po paraqesin rrezik të madh për jetën e qytetarëve të komunës sonë.

Me problemet në kompaninë Eko-Higjiena, duhet të merret seriozisht dhe me përgjegjësi vet kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, duke i dhënë prioritet zgjidhjes reale dhe të drejtë që është në interesin e Komunës dhe qytetarëve të saj, e jo të krijoj kaos në këtë kompani, duke keqpërdorur dhe manipuluar punëtorët e sajë, për realizimin e interesave të ngushta të disa zyrtarëve të lartë komunal.

Ka tri vite që qeverisjes komunale të Lutfi Hazirit, (qëllimisht) nuk i ka interesuar aspak implementimi i marrëveshjes së Partneritetit Publiko Privat, i realizimit të investimeve dhe zhvillimi i kësaj kompanie.

Uji Dea

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, i bënë thirrje publike kryetarit të Gjilanit, që të ndërpresë lojërat dhe prapaskenat e organizuara në këtë kompani, të mos luaj edhe më tutje me ndjenjat e punëtorëve të Eko-Higjienës, por të angazhohet për implementimin e marrëveshjes dhe të investimeve në këtë kompani dhe t’i ofrojë qytetarëve të Gjilanit shërbime cilësore, ambient të pastër dhe siguri në shëndetin e tyre, e jo ti rrezikoj ata përmes ndonjë epidemia, e cila, tani, fare lehtë mund të shkaktohet nga bërllogu që po e mbytë qytetin thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.