UBT

Megaskandali i librave ende i shpëton drejtësisë

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Mbetet mister nëse do të veprojë Prokuroria e Shtetit që të sjellë para drejtësisë ishministrat e Arsimit, duke filluar me Enver Hoxhajn, i cili ishte ai që e filloi blerjen e librave shkollorë, duke krijuar edhe në këtë mënyrë bazën për korrupsion dhe krim të organizuar, pa asnjë procedurë garuese e tenderimi.

Pavarësisht aferave të shumta të deritanishme të plasuara në opinion për parregullsitë që janë bërë ndër vite me procesin e shpërndarjes nga MASHT-i të librave falas për nxënësit skamnorë, por edhe ata me mirëqenie të mirë sociale, akoma deri më tani nuk ka rezultuar që të ketë ndonjë drejtues të kësaj ministrie, i cili është përgjigjur për ‘dallaveret’ që janë bërë me tekstet shkollore. Por, mbetet mister nëse në të ardhmen do të veprojë Prokuroria e Shtetit që të sjellë para drejtësisë ishministrat e Arsimit, duke filluar me Enver Hoxhajn, i cili ishte ai që e filloi blerjen e librave shkollorë, duke krijuar edhe në këtë mënyrë bazën për korrupsion dhe krim të organizuar, pa asnjë procedurë garuese e tenderimi.

FIDANISHTJA

Anëtarja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, nga AAK-ja Teuta Haxhiu, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se në radhë të parë në momentin që ishte marrë vendimi që nxënësit e Republikës së Kosovës të pajisen me tekste falas, sipas saj, si i tillë kishte qenë një vendim i mirëpritur nga të gjithë, por, siç tha, kjo nuk do të thotë se nuk është hapur mundësia e korrupsionit në momentin që ka kaluar një vit. ” Që kur kanë filluar të ndahen këto tekste, vit pas viti, por edhe këtë vit, nxënësit preokupohen që t’i kthejnë tekstet, d.m.th. secili nxënës e kthen tekstin, dhe nëse ai e ka dëmtuar atë tekst, detyrohet që ta blejë, që kjo do të thotë se nga klasa e parë e deri në atë të pestën janë vetëm fletore pune ose libri i ushtrimeve që ato përdoren nga nxënësit dhe nënkupton që vitin tjetër duhet të jetë tekst i ri, ndërsa për tekstet e tjera, të cilat çdo vit ruhen dhe përcillen për gjeneratën tjetër, e në anën tjetër, prapë ato sjellën apo jo, pasi këtë vit nuk janë pajisur nxënësit e për këtë kam edhe argumente, atëherë për mua është një shqetësim shumë i madh”, theksoi ajo.

Organet kompetente të verifikojnë faktet Sipas Haxhiut, vërtet këtu duhet të merren organet kompetente me këtë çështje, pasi janë miliona euro. “Sado që i kam verifikuar se me vite kanë rënë pak a shumë, por në këtë vit me sa kam informacione janë më shumë se 6 milionë e 500 mijë, nëse nuk gabohem, që janë ndarë për tekstet shkollore e që ky është shqetësim shumë i madh. Shumë e lehtë është për t’u verifikuar, pasi nisur nga numri i nxënësve aktualisht që janë e që për fat të keq çdo vit po bie numri i tyre, kurse në anën tjetër ndahen miliona euro që absolut nuk mundet askush t’i mbulojë me fakte, pasi nuk e di se çfarë fakte mund të sjellësh kur depot e shkollave janë me libra, të cilët mund të përdoren pa asnjë problem, pasi teksti nuk ndryshon, ngase i njëjti tekst është që vite e vite, andaj pse të vijë teksti tjetër, ose pse të ndahen mjete për atë tekst, përderisa nxënësit mbushin formular, dorëzojnë tekstet tek kujdestari dhe nuk e di”, theksoi ajo. “Pra, seriozisht është kjo temë me të cilën jam marrë që sa vite, dhe e kam ngritur në Komision, e që do ta ngrit prapë në mbledhjen e ardhshme, në pikën jashtë rendit të ditës, pasi është shqetësim dhe vërtet është një rrugë e hapur dhe e pastër për korrupsion”, është shprehur Haxhiu. /kosova sot/